"PVD do të jetë bartëse e pushteteve lokale në Luginë" (Video)
Lokale

"PVD do të jetë bartëse e pushteteve lokale në Luginë" (Video)

09.May.2015 16:23
0
Përfaqësuesit e Partisë për Veprim Demokratik-PVD kanë shpalosur të premten detaje rreth zgjdhjeve të përgjithshme që ky subjekt politik do t'i zhvillojë gjatë kësaj pranvere.

Duke folur në emisionin e rregullt javor në televizionin Spektri, Fatmir Hasani, Ekrem Xhemaili dhe Ragmi Mustafa, kanë thënë se se PVD do të organizojë zgjedhje transparente dhe demokratike duke aplikuar sistemin e meritokracisë.

Bashkëbiseduesit kanë potencuar se ekziston interesim i madhë për inkuadrim në PVD, sidomos nga subjektet tjera, ngase shumëkush është i zhgënjyer me partitë që janë pjesë e pushtetit.

“Pas përfundimit të zgjedhjeve, ne do të ofrojmë potenciale me të cilat do të rikthehemi në pushtetet lokale, si bartëse të tyre, qoftë në Bujanoc ashtu edhe në Preshevë”, është thënë në emision.

Zyrtarët e PVD-së poashtu kanë theksuar se ky subjekt politik është bartës i të gjitha lëvizjeve në Luginë dhe si i tillë është më adekuat që çështjen e shqiptarëve në këtë rajon ta çoj drejt zgjidhjes përfundimtare.

Emisionin e plotë kushtuar zgjedhjeve dhe reformave në PVD mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm./Titulli.com/

VIDEO

Stefanoviq në Bujanoc: Po sulmuat Serbinë do ta merrni përgjigjen shpejtë (Foto)
Situatë e qetë në Luginë, qytetarët të mos frikohen
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration